AA
Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit, Blerant Ramadani, gjatë një takimi me qytetarët në Bukoviq, ka deklaruar se zgjedhjet e 19 tetorit janë një mundësi për qytetarët që të dërgojnë mesazh të qartë qeverisë aktuale.
“Më 19 tetor ju nuk votoni Blerantin, ju votoni për t’i treguar kësaj qeverie se nuk e ka mirë, dhe duhet të ketë ndryshim. Në momentin kur ne do të kemi rezultatin për listat e këshilltarëve, numri i votave në përgjithësi do të jetë 3 me 1”, u shpreh Ramadani.
Ai theksoi se synimi i tij është kthimi i dinjitetit për qytetarët e Sarajit dhe vetëdijesimi i institucioneve qendrore se, sipas tij, kanë bërë gabime të shumta.
“Bashkë për ta kthyer dinjitetin! Për t’i vetëdijesuar edhe këta vëllezërit tanë në qeveri se e kanë shumë gabim”, shtoi më tej ai.
Ramadani premtoi gjithashtu se brenda dy viteve të para të mandatit, nëse fiton zgjedhjet, do të zgjidhen problemet themelore në çdo vendbanim të komunës.
Moti në Maqedoni sot do të jetë kryesisht me diell me vranësira të lehta deri në mesatare, ndërsa në orët
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, zhvilloi një takim me Christos Marafatsos, i cili gjatë administratës së parë të
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tetovë, ku një vajzë ka rënë nga kati i katërt