Blerant Ramadani për votuesit “e heshtur”: Po pret momentin
Kandidati për kryetar të Sarajit, Blerant Ramadani, ka dërguar një mesazh drejtuar të ashtuquajturve “votues të heshtur”.
Ramadani tha se këta qytetarë mund të mos shprehen publikisht, por po e presin momentin e duhur për ta bërë zërin e tyre të dëgjohet në kutitë e votimit.
“Votuesi që nuk flet publikisht, po pret momentin – për ta kthyer zhgënjimin në drejtësi dhe për ta rikthyer dinjitetin e shqiptarëve”, u shpreh ai.
Sipas tij, pikërisht ky elektorat do të jetë vendimtar në zgjedhjet që po afrohen.