
Blerant Ramadani: Rinia nuk është periferia e politikës, por forca që e çon përpara
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, ka dhënë një mesazh për rolin e rinisë në politikë, duke theksuar se të rinjtë nuk janë më në margjinat e vendimmarrjes, por janë shtytësit kryesorë të ndryshimit.
“Rinia nuk është periferia e politikës – është forca që e çon përpara,” ka deklaruar Ramadani përmes një postimi në rrjetet sociale, duke vënë theksin te potenciali dhe angazhimi i gjeneratës së re në komunën e Sarajit.
Sipas Ramadanit, në këtë komunë po rritet një brez i ri i të rinjve të vetëdijshëm, që nuk e masin vlerën e njeriut me të kaluarën e tij, por me kurajën për të vepruar për të ardhmen. “Në Saraj po rritet një brez që nuk pyet kush ishe, por çka ke guxim të bësh për nesër,” u shpreh Ramadani./ZYRTARE.net