Blerant Ramadani: Saraji është shembull i garës demokratike
Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit, Blerant Ramadani, në një deklarat për Portalin Shprehja ka theksuar se fushata zgjedhore në Saraj po zhvillohet në mënyrë të qetë, të hapur dhe demokratike, duke e cilësuar këtë si një shembull pozitiv për gjithë vendin.
Në një deklaratë të dhënë, Ramadani u shpreh se qytetarët e Sarajit po tregojnë pjekuri politike dhe respekt ndaj proceseve demokratike, pavarësisht dallimeve partiake.
“Kjo është natyra jonë e veprimit. Kjo garë duhet të jetë shembull për Sarajin, por edhe për komunat në nivel republikan. Ne duhet të instalojmë një standard të tillë për çdo proces zgjedhor të ardhshëm në shtetin tonë,” deklaroi Ramadani.