AA
Sekretari i përgjithshëm i ASH-s, Blerant Ramadani pas shpalljes së kandidaturës për kryetar të komunës së Sarajit ka përcjell një mesazh për të gjithë qytetarët dhe përkrahësit e tii. Ai mbrëmë u shpall kandidat nga radhët e koalicionit të ri Aleancës Kombëtare për Integrim.
“Nuk po kërkoj privilegje, por po marr përsipër një detyrë. Jo për poste, por për të shërbyer,” thekson Ramadani, duke vënë theksin te lidhja e tij e fortë me Sarajin – vendin ku, siç thotë ai, janë lindur dhe rritur edhe fëmijët e tij.
Në video, Ramadani e përshkruan Sarajin si një vend të bekuar me lumenj, tokë pjellore, ajër të pastër dhe me njerëz fisnikë e bujarë. Ai nënvizon se komuna e Sarajit është më shumë se njësi administrative – është vendlindje, kujtesë dhe identitet.
“Saraj nuk është vetëm një komunë, Saraj është vendlindje, dhe unë kandidoj për ta ngritur më lart, ashtu siç më rriti mua,” shprehet Ramadani, duke shtuar se dëshiron të jetë “zëri i qytetarëve” me besimin e tyre.
Maqedonia e Veriut e ka parë edhe më herët një skenar të tillë: kryeministra të dehur nga pushteti, të cilët
Armata e Maqedonisë po kalon një periudhë intensive modernizimi, e cila përfshin furnizimin me pajisje moderne ushtarake, reforma sistemike dhe
Deri në orën 18:00, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 14 zjarre në sipërfaqe të hapura, nga të cilat