
Blerant Ramadani: Studentët janë forca më e madhe e Sarajit
Kandidati për kryetar komune të Sarajit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Blerant Ramadani, ka zhvilluar një takim me një grup studentësh nga Derveni, ku është shprehur i frymëzuar nga energjia dhe sugjerimet e tyre.
“Takimi me një grup të studentëve të Dervenit ishte frymëzim i vërtetë. Sugjerimet dhe energjia e tyre janë dëshmi se rinia është forca më e madhe e Sarajit. Me ju, ëndrra jonë për një Saraj modern bëhet realitet”, u shpreh Ramadani.
Ai theksoi se rinia është motori kryesor i ndryshimeve dhe se bashkë me studentët, vizioni për një Saraj të zhvilluar, modern dhe me perspektivë do të bëhet realitet.
Ramadani shtoi se këto zgjedhje do të jenë moment vendimtar për të ardhmen e komunës, ku roli i të rinjve është thelbësor për fitore.