
Blerant Ramadani takon banorët e Kondovës: “Ju jeni forca ime, vizioni ynë do të bëhet realitet”
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Blerant Ramadani për Sarajin ka zhvilluar takim me banorët e Kondovës, vendlindjes së tij, ku u shoqërua nga kryetari Iljas Veseli dhe shefi i shtabit komunal, Senehat Murtezani.
Ramadani tha se në këtë tubim është pritur nga njerëz që e njohin prej fëmijërisë dhe që besojnë në përkushtimin e tij. Ai falënderoi bashkëqytetarët për mikpritjen dhe mbështetjen, duke theksuar se kjo është forca kryesore që e shtyn drejt realizimit të vizionit politik.
“Aleanca Kombëtare për Integrim është zëri i dinjitetit dhe i bashkimit politik shqiptar, që punon për barazi të plotë dhe zhvillim modern në Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Ramadani, duke ftuar qytetarët të bashkohen në kauzën e tyre politike në prag të referendumit të 19 tetorit.