Blerant Ramadani viziton Eco Tehnix në Saraj — mbështetje e fortë për investimet ekologjike dhe inovative
Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku me bartësin e listës, Iljas Veseli, vizitoi nga afër kompaninë Eco Tehnix, një ndër të vetmet në rajon që prodhon kontejnerë inovativë me sistem të automatizuar.
Ramadani vlerësoi punën dhe vizionin e kompanisë, duke theksuar se mbështetja për investime të tilla është thelbësore për zhvillimin afatgjatë të Sarajit. Ai shprehu mirënjohje të veçantë për biznesmenin e suksesshëm, aga Sefedin nga Svillarja, i cili ka zgjedhur të investojë në vendlindje dhe të krijojë vlerë të qëndrueshme për komunën.
“Projekte si Eco Tehnix tregojnë se Saraji ka potencial të madh për t’u bërë qendër e inovacionit dhe zhvillimit të gjelbër. Si udhëheqje e ardhshme, do të qëndrojmë gjithmonë pranë çdo investitori që sjell vizion dhe ndikim pozitiv,” – theksoi Blerant Ramadani.
Vizita e Ramadanit shënon një sinjal të qartë se prioriteti i tij si kryetar i ardhshëm do të jetë mbështetja e biznesit lokal dhe nxitja e investimeve ekologjike që krijojnë vende pune dhe e modernizojnë komunën e Sarajit.