
Blerim Sejdiu realizon me sukses rrugën e fshatit Trebosh, nuk ishte asfaltuar që nga viti 1992
Komuna e Zhelinës përfundoi me sukses asfaltimin e një nga akset rrugore më të rëndësishme të fsh.Trebosh.
“Bisedohet për një rrugë e cila për herë të parë ishte e asfaltuar në vitin 1992 dhe sot në 2024, pra pas 30 viteve. Jam i gëzuar që vebdbanimet qytetarëtve të mi, po ndërtohen, zhvillohen dhe bëhen më të bukura”, tha kryetari i komunës, Blerim Sejdiu.
Ai u zotua se nuk do të ndalet me punë.
“Kemi edhe shumë punë tjera në Trebosh, që do nisim së shpejti, me rikonstruimin e shkollës dhe rrugës në mëhallën e poshtme. Vazhdojmë pa ndalur”, tha Sejdiu.
https://facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0WK5EpJQgfR4S8zwoPDBVfo8NNFdFRxTS3T8ACuPmJ1nCjyoN61hoYZzEr8CSiDmTl&id=100063939510588