Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Bllokada në Kuvend, miliona euro humbje
Kosovë

Bllokada në Kuvend, miliona euro humbje

September 26, 2026

AA

Kosova ka humbur zyrtarisht mbi 40 milionë euro nga Bashkimi Evropian për shkak të bllokadës politike në Kuvend, gjë që ka shtyrë kryeministrin Albin Kurti të paralajmërojë rrezikun për zgjedhje të reja. Gjatë mbledhjes së Këshillit Ministror për Integrim Evropian, Kurti paralajmëroi se nëse deputetët dështojnë ta zgjedhin presidentin e ri deri më 6 tetor, vendi do të shkojë automatikisht në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Duke i cilësuar këto zgjedhje si të panevojshme dhe tejet të kushtueshme, kreu i ekzekutivit akuzoi bllokadën në legjislativ për sabotim të drejtpërdrejtë të fondeve evropiane, pasi dështimi për të votuar ligjet la jashtë buxhetit miliona euro të Planit të Rritjes.

Afati kushtetues po afron, ndërsa skenari i zgjedhjeve të reja parlamentare, që do të ishin të katërtat në më pak se dy vjet, po shfaqet sërish si opsion. Gjatë mbledhjes së dytë të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, i cili funksionon si Komitet Drejtues për Planin e Rritjes, kryeministri Albin Kurti u bëri thirrje deputetëve që të gjejnë konsensusin për kreun e shtetit, pasi votimi kryhet brenda sallës plenare.

“Nëse nuk do të arrijmë të zgjedhim president të ri, do të shkojmë sërish në zgjedhje, që do të jenë zgjedhjet e katërta në më pa se 2 vite. Zgjedhjet e reja janë të panevojshme e të kushtueshme .Ne tashmë kemi kryetarët e Kuvendit, kemi Qeveri të zgjedhur… Zgjedhjet e reja do të jenë sërish për Kuvend e për Qeveri e jo për president… Pse të shkojmë sërish në zgjedhje për ta konstituuar Kuvendin që s’mund të zgjedhë president”, tha Kurti.

Përtej ngërçit politik, kryeministri shpjegoi se funksionaliteti i Kuvendit lidhet drejtpërsëdrejti me paratë që Kosova pret nga Brukseli. Ai njoftoi se deri më 30 qershor, Kosova ka zbatuar 20 hapa të reformave në vlerë prej 153.3 milionë eurosh, raport ky që tashmë po vlerësohet nga Komisioni Evropian për lirimin e fondeve.

Mirëpo, për shkak të bllokadës në Kuvend që pamundësoi miratimin e ligjeve, 6 nga 13 reformat e parapara nuk u zbatuan në kohë, duke bërë që Kosova të mos i përfitojë mbi 40 milionë euro.

Kreu i ekzekutivit bëri të ditur se në fillim të javës së ardhshme në Kuvend do të procedohen edhe tri marrëveshje ndërkombëtare për programet IPA, nga të cilat vendi synon të përfitojë 258 milionë euro, ndonëse alarmi i vërtetë mbetet afati i fundit i vitit

“Tani vëmendja duhet të jetë te zbatimi i 22 reformave që skadojnë në fund të dhjetorit të sivjetmë, në vlerë prej 131.4 milionë euro në fondet e BE-së. Mbi 1/3 e këtyre reformave, apo saktësisht 8 sosh, kërkojnë miratim të projektligjeve në Kuvend. Bëhet fjalë për 10 projektligje që skadojnë më 31 dhjetor 2026… Nëse Kuvendi do të jetë funksional, reformat dhe mjetet e dedikuara për to nuk do të humbin”, tha Kurti.

Pas këtyre deklaratave të hapura për mediat, punimet e Këshillit Ministror vazhdua prapa dyerve të mbyllura. Porosia e kreut të ekzekutivit megjithatë mbeti i qartë: pa një Kuvend funksional që zgjedh presidentin dhe kalon ligjet e mbetura, Kosova rrezikon jo vetëm stabilitetin institucional, por humbjen edhe të qindra miliona eurove të destinuara për zhvillim./RTK

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Beqiri kritikon zhvillimet në LDK: Nuk mund të heshtim përballë

November 15, 2026
Kosovë

Deputetja Osmani: Arlindën e lanë në duart e vde’kjes kurse

November 14, 2026
Kosovë

Prokuroria jep detaje për rastin e lopës në oborrin e

November 14, 2026
Maqedoni

Tragjedi pranë Tunelit të Murrizit, përplasen dy makina, dy viktima

November 14, 2026
Maqedoni

Muhamed Ali: Në Qendrën për Menaxhim me Kriza janë punësuar

November 14, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5170
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15490
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Kosovë

Beqiri kritikon zhvillimet në LDK: Nuk mund të

Ismet Beqiri ka komentuar zhvillimet e brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke thënë se, të jesh pjesë e kësaj

Kosovë

Deputetja Osmani: Arlindën e lanë në duart e

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka kritikuar ashpër institucionet pasi u raportua për arrestimin e një personi pasi lopa e

Kosovë

Prokuroria jep detaje për rastin e lopës në

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë hollësi lidhur me rastin e pronarit të lopës që hyri në oborrin e Degës

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.