Blue Origin bëri një fluturim turistik në hapësirë me gjashtë pasagjerë
Blue Origin dërgoi gjashtë turistë në hapësirën suborbitale dhe i gjithë misioni u krye pa pengesa.
Nisja e raketës New Shepard si pjesë e misionit NS-22 u bë nga qendra hapësinore pranë Van Horn, Teksas. Ky ishte fluturimi i gjashtë me njerëz dhe i katërti në të cilin ekuipazhi përbëhej nga gjashtë anëtarë.
Ata janë inxhinierja dhe studiuesja Sarah Sabry, sipërmarrësi Mario Ferreira, studiuesja dhe menaxherja e financave pensionale, Vanessa O’Brien, menaxheri ushtarak në pension, Clint Kelly III, ish-biznesmeni i telekomunikacionit, Steve Young dhe komediani, Coby Cotton.
Ata ishin vendosur të gjithë në kapsulën RSS First Step me gjashtë dritare, ku përjetuan udhëtimin në hapësirë.
Përforcuesi New Shepard u ul me sukses në tokë pas përfundimit të misionit, i ndjekur nga ulja e kapsulës me astronautët. Më pas, ekipi i rikuperimit, si dhe familjarët e tyre iu afruan për t’i pritur.
Ndryshe, raketa e re New Glenn e Blue Origin do të lansohet këtë vit. /Telegrafi/