
Boban Stefkovski shihet si favorit për Shkupin pas shpalljes së kandidatëve të VMRO-DPMNE-së
Pas shpalljes së sotme nga VMRO-DPMNE e emrave për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale të tetorit, gjithnjë e më shumë po përforcohet ideja se Boban Stefkovski, kryetari aktual i komunës së Gazi Babës, është kandidati më i përfolur dhe favorit potencial për të garuar për qytetin e Shkupit.
Së bashku me Stefkovskin, u konfirmuan edhe Orce Georgievski për komunën e Kisella Vodës dhe Zlatko Perinski, ministër aktual i Vetëqeverisjes Lokale, si kandidatë që do të mbeten pjesë e garës për metropolin. Megjithatë, performanca konkrete dhe popullariteti në rritje i Stefkovskit në Gazi Babë e vendosin atë në një pozitë të veçantë.
Gjatë mandatit të tij, Stefkovski ka fituar mbështetje të gjerë për projektet infrastrukturore, përkushtimin ndaj qytetarëve dhe qasjen efikase në menaxhimin komunal – vlera që përfliten si baza e fuqishme për një garë të suksesshme për kreun e Shkupit.
Në pritje të konfirmimit përfundimtar nga partia, përflitet se emri i Stefkovskit mund të jetë ai që do të udhëheqë fushatën për të rikthyer Shkupin në duart e VMRO-së.