
Bojan Miovski dhe Rej Manaj, në shoqërinë e Hallandit dhe Kejnit
Sulmuesit e përfaqësueses së Maqedonisë dhe Shqipërisë, Bojan Miovski dhe Rej Manaj, u ndalën në pozitën e dytë të golashënuesve më të mirë të eliminatoreve për Botërorin 2026, duke shënuar nga 2 gola.
Miovski arriti që të shënojë nga një gol në përballjet me Lihtenshtajnin dhe Uellsin, ndërsa Rej Manaj, realizoi dy gola ndaj Andorrës.
Në pozitën e dytë janë edhe katër sulmues të kombëtareve të ndryshme evropiane, ku dallohen emrat e Hallandit dhe Harri Kejnit. Ndërkohë në vendin e parë, me 3 gola të realizuara në 2 xhirot e parë është Patrik Shik, sulmuesi i kombëtares së Çekisë.