Borusia Dortmund sërish kërkon të huazojë yllin e Man. Junajtedit
Borusia Dortmund do të tentojë të rikthejë Xhadon Sançon te nënkampionët e Europës vetëm nëse Man. Junajted vë atë sërish në dispozicion si huazim.
Lajmi është konfirmuar nga “Daily Mail”. E ardhmja e Sanço-s te Man. Junajtedi është ende e pasigurt, pasi u bllokua të stërvitet me skuadrën nga trajneri Erik ten Hag. Për momentin, trajneri holandez është ende në dytërë në “Old Trafford”.
Për pasojë, qëndrimi i Sanço te “Djajtë e Kuq” pas përfundimit të huazimit duket i vështirë. Ndaj dhe klubet mund të vendosin që të rinovojnë huazmin edhe për një tjetër sezon, ndonëse ekipi anglez kërkon ta shesë përfundimisht.
24-vjeçari anglez bëri paraqitje të mirë pasi iu bashkua Dortmundit, në huazim në janar. Gjithsesi, skuadra e Bundesligës ka vetëm një buxhet prej 65 milionë eurosh këtë verë, gjë që mund të përjashtojë një marrëveshje të përhershme.