![Botafogo këmbëngul për të angazhuar ish trajnerin e Italisë](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2025/02/Botafogo-hold-up-the-trophy-as-they-celebrate-after-winning-the-Copa-Libertadores-scaled-850x560.jpg)
Botafogo këmbëngul për të angazhuar ish trajnerin e Italisë
Nga Brazili, po befason të gjithë lajmi se skuadra e Botafogo-s po këmbëngul për të marrë ish-trajnerin e kombëtares së Italisë, Roberto Mançinin.
Trajneri 60-vjeçar Italian aktualisht është pa ekip, që kur u largua nga detyra e trajnerit të kombëtares së Arabisë Saudite. Ai ka thënë se dëshiron të rikthehet, por ende vazhdon të jetë pushim.
Duket se skuadra e njohur braziliane kërkon ta ketë në stolin e saj për këtë sezon, ndaj dhe po bën presion të madh te Roberto Mancini për ta bindur. Gjithsesi, vështirë se ai do të provojë një tgjetër aventurë jashtë Italisë.