
Brajan Gruda, largohet nga kampi i Gjermanisë
Brajan Gruda, i cili ishte ftuar nga Julian Nagelsman në kampion e Gjermanisë, u largua të mërkurën pas që pësoi një dëmtim muskulor. Lajmin e konfirmoi edhe Federata e Futbollit të Gjermanisë, ku Gruda ishte nga dita e parë në përgatitje me kombëtaren e Gjermanisë.
Gjermania të enjten udhëton për në Mynshengladbah, ku të premten nga ora 20:45 e luan ndeshjen e fundit miqësore ndaj Greqisë. Gruda shihej si potencial për t’u përfshirë në ekipin e Gjermanisë për “Euro 2024”, por lëndimi ka bërë që ai të largohet para kohe nga kampi gjerman.
19 -vjeçari në 28 ndeshje në Bundesligë ka shënuar katër gola dhe ka asistuar tri herë, ndërsa me Maincin ka kontratë deri në vitin 2026. Kartoni i Grudës vlerësohet rreth 20 milionë euro, ndërsa Bajern Munihu ka shprehur interesim për shërbimet e tij.