
Brazili ofertë zyrtare Ançelotit, Çabi Alonso shpalos planet e së ardhmes
Merkatoja e verës do të jetë shumë e zhurmshme për Real Madridin. Kjo pasi nga këto të fundit me shumë gjasa mund të largohet Karlo Ançeloti. Brazili vazhdon të këmbëngul për italianin, madje sipas mediave spanjolle bëhet me dije se brazilianët kanë bërë gati ofertën për të.
Në këto kushte te “Los Blancos” puna për gjetjen e një zëvendësuesi vazhdon. Dëshira dhe “ëndrra” e madrilenëve vazhdon të mbetet Çabi Alonso, i cili aktualisht është në krye të Bajer Leverkusenit dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2026.
Në Madrid kanë shprehur hapur interesimin e tyre për Alonson, por tashmë mbetet një shenjë nga trajneri kampionë për të vazhduar me tej. Gjithsesi Alonso pritet të dalë në konferencë për të folur për duelin kundër Bohumit. Gjithashtu ai pritet të flasë edhe për të ardhshmen e tij dhe tashmë në Spanjë.