
Braziliani Kasemiro rikthehet në Spanjë
Mesfushori brazilian i Man. Junajtedit, Kasemiro rikthehet në Spanjë, por jo në cilësinë e lojtarit. Braziliani, i është bashkuar klubit të sapo ngritur në ligën e tretë të Spanjës, FC Marbella si aksionar. Kështu e ka shpjeguar “Marbella” në një deklaratë për media.
“Entuziazmi dhe angazhimi që Kasemiro demonstron me projektin e Marbella FC është i dukshëm me përfshirjen e tij në strukturën aksionere të klubit. Jo vetëm Marbella, por edhe i gjithë qyteti, ndihen krenarë që një atlet i dimensionit të tij global dëshiron t’i përkasë familjes sonë,” u deklarua klubi./IndeksOnline/