Broja pritet sërish të jetë titullar në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës
Skuadra e Çellsit do të luajë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Ligës (ose Kupa “Carabao”) kundër Midëllsbrout në transfertë.
Duket se për “Blutë” titullar në majën e sulmit do të jetë sërish Armando Broja, me sulmuesin e kombëtares së Shqioërisë, që gjeti rrugën e rrjetës në ndeshjen e fundit kundër Preston në Kupën FA.
22-vjeçari kuqezi duket se po fiton besimin e Maurisio Poketinjos dhe dëmtimi i Nkunkus e largimi i Xhekson në Kupën e Afrikës, janë mundësitë më të mira që Broja të tregojë potencialin e tij.