AA
Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit dhe një nga zërat kryesorë të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Bujar Osmani, në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se koalicioni shqiptar i udhëhequr nga BDI synon një rezultat historik në zgjedhjet e ardhshme.
“Ne presim të marrim rreth 150 mijë vota si AKI, ndërsa rreth 50–60 mijë vota për VLEN,” u shpreh Osmani. Ai theksoi se sipas të gjitha vlerësimeve, AKI do të renditet forca e dytë në nivel shtetëror, ndërsa VLEN, siç tha ai, “do të mbetet e pesta ose e gjashta.”
“Për mua është me rëndësi që Aleanca Kombëtare për Integrim të dalë forca e dytë me më shumë vota në vend. Ky shtet duhet të funksionojë mbi partneritetin mes dy komuniteteve më të mëdha, shqiptar dhe maqedonas, duke respektuar të drejtat e të gjitha pakicave,” theksoi Osmani.
Sipas tij, këto zgjedhje kanë peshë të veçantë politike dhe do të përcaktojnë raportet e reja të forcave mes blloqeve etnike e politike në vend. Ai nënvizoi se më 19 tetor qytetarët duhet ta shprehin qartë vullnetin e tyre.
“Këto zgjedhje do të dëshmojnë se fituesi i parë do të jetë në bllokun maqedonas, ndërsa i dyti AKI, kurse VLEN do të mbetet e pesta ose e gjashta,” tha Osmani, duke shtuar: “Është me rëndësi që opinioni publik të reflektohet qartë në këtë ndarje të votës.” përfundoi ai.
Ndryshimet ligjore për shfuqizimin e modelit të qeverisë teknike, së bashku me propozim-ligjin për ndryshime në Ligjin për deputetët —
Presidenti zviceran Guy Parmelin sot, më 29 prill, do të zhvillojë një vizitë shtetërore në vend. Me këtë rast, në
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri mesatare. Pasdite do të ketë zhvillim lokal të