
Bujar Osmani viziton Parkun e Çairit: I lënë pas dore, fëmijët pa hapësira të sigurta
Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Frontit Kombëtar për Integrim për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, ka vizituar Parkun e Çairit, ku ka ngritur shqetësimin për gjendjen e tij të degraduar dhe të pasigurt për fëmijët.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Osmani shfaqet duke ecur në park me djalin e tij të vogël, ndërsa tregon zonat e dëmtuara dhe mungesën e infrastrukturës së përshtatshme për fëmijë.
“Dikur vend ku fëmijët çësnin, sot gjithçka e shkatërruar dhe e rënuar. Si do e kultivojmë ndjenjën e dashurisë ndaj komunës te fëmijët, nëse ata nuk mund të shijojnë asgjë prej saj?”, është shprehur Osmani.
Ai ka theksuar se rikthimi i gjallërisë, sigurisë dhe funksionalitetit në hapësirat publike për fëmijët do të jetë një nga prioritetet kryesore të tij nëse fiton drejtimin e komunës së Çairit.
Vizita e Osmanit vjen në kuadër të angazhimeve të tij për të adresuar problemet konkrete të përditshme me të cilat përballen qytetarët e Çairit.
The post Bujar Osmani viziton Parkun e Çairit: I lënë pas dore, fëmijët pa hapësira të sigurta appeared first on Flaka, në çdo lajm… .