![Burri i kërkon nëpunësit të zgjedhë një biletë lotarie, fiton 2 milionë dollarë në Missouri](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2025/01/Man-asks-clerk-to-pick-out-a-lottery-ticket-wins-2-million-1200x630-850x560.jpg)
Burri i kërkon nëpunësit të zgjedhë një biletë lotarie, fiton 2 milionë dollarë në Missouri
Një burrë nga Misuri kërkoi nga një punonjës i një karburanti që t’i zgjidhte një biletë lotarie dhe përfundoi duke fituar dy milionë dollarë nga një lojë me biletë gërvishtëse.
Burri i tha zyrtarëve të Lotarisë së Misurit se ndaloi për karburant në stacionin QuikTrip në Kingshighway Boulevard, në St. Louis, dhe bleu një biletë gërvishtëse “200X The Cash”.
“Unë i kërkova punonjësit çdo biletë prej 20 dollarësh dhe kjo ishte ajo që u zgjodh”, tha lojtari.
Ai gërvishti biletën në parking dhe zbuloi se kishte fituar dy milionë dollarë.
“Unë nuk mund ta besoja. E shikova të paktën 30 herë për t’u siguruar që ishte e vërtetë!”, deklaroi ai.
Fituesi nuk zbuloi nëse ka ndonjë plan të menjëhershëm për shumën e çmimit. /Telegrafi/