![“Buzëqesh” Barcelona, rikthehen 3 titullarë për sfidën ndaj Granada-s](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2024/02/Marc-Andre-ter-Stegen-saves-the-second-penalty-kick-during-a-semifinal-soccer-match-in-the-Spanish-Super-Cup-850x560.jpg)
“Buzëqesh” Barcelona, rikthehen 3 titullarë për sfidën ndaj Granada-s
Prej 12 nëntorit, “gardiani” gjerman i portës, Mark-Andre ter Shtegen ka mbetur jashtë fushave të blerta, për shkak të një dëmtimi në shpinë, që e detyroi të kryente një operacion, i cili doli më goxha sukses dhe tashmë është rikthyer në stërvitjen ekipore, teksa pritet të zbarkojnë shumë shpejt edhe në fushën e blertë.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, 31-vjeçari protagonist në 8 ndeshje pa pësuar gol, nga 17 gjithësej është përfshirë në formacionin fillestar të “Katalanasve”, në sfidën e kësaj të diele, që vjen, ndaj Granada-s së Myrto Uzunit, me klubin që dëshiron ta hedhë gjermanë në fushë sa më shpejt që të jetë e mundur.
Mirëpo, duket se rikthimi i Ter Shtegen, nuk është i vetmi për “Blaugranat”, pasi nën urdhrat e teknikut Çavi, për sfidën ndaj Granada-s priten të jenë edhe 2 emra të tjerë, po aq të mëdhenj, me anësorët, atë të mbrojtjes, Serhi Roberto e atë të sulmit, Rafinja, të cilët kanë lënë pas dëmtimet e tyre dhe janë gati të zbresin në fushë, që në përballjen e radhës.