Çabi Alonso është gati për të ulur në stolin e Real Madridit
Trajneri i Bajer Leverkuzenit, Çabi Alonso ka thënë fjalët e tij pasi së fundmi është lidhur si pasues i Karlo Ançelotit te Real Madridi. Alonso ka folur para ndeshjes që skuadra e tij e zhvillon sot (e martë) ndaj Atleticko Madridit në kuader të Ligës së Kampionëve, ku është pyetur edhe për stolin e Real Madridit.
“Nuk mund të them asgjë. Ne jemi në mes të sezonit dhe të gjitha klubet kanë synime të mëdha”, ka thënë fillimisht Alonso në konferencë shtypi
“Atletiko ka, Reali gjithashtu, dhe unë jam i fokusuar në arritjen e tyre. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat dhe unë jam plotësisht i përqendruar në të. Me kalimin e viteve, koha kalon, por lidhja mbetet, dhe kjo lidhje është e paharrueshme. Është shumë e vlefshme dhe lidhja është shumë e fortë. Ishte një periudhë e shkëlqyer si lojtar. Ishin vite intensive, nuk ishte e lehtë për ne për të arritur atë që donim, por kur e arritëm, ajo u bë e përjetshme”, përfundoi trajneri spanjoll.