Çanta me plane sigurie për “Paris 2024” është vjedhur nga treni!?
Një çantë që përmban një kompjuter dhe dy memorie “USB” me planet e sigurisë së policisë për Lojërat Olimpike të Parisit është vjedhur nga një tren, në stacionin të kryeqytetit francez.
Çanta i përkiste një inxhinieri nga komuna e Parisit, njoftoi policia franceze, duke konfirmuar një raport nga televizioni “BFM”, se ai e kishte vendosur çantën në ndarjen e bagazhit mbi ulësen e tij. Meqenëse treni i tij ishte vonuar, ai vendosi të ndërrojë trenat në momentin që zbuloi vjedhjen.
Inxhinieri tha se kompjuteri i tij i punës dhe dy disqe “USB” përmbanin të dhëna të ndjeshme, veçanërisht planet e policisë bashkiake për sigurimin e Lojërave Olimpike verore të këtij viti. Një hetim po kryhet nga policia rajonale e transportit në Francë, derisa nga Komuna e Parisit nuk kanë qenë në gjendje të komentojnë për këtë rast kur u kontaktuan nga AFP.
Dy mijë policë të komunës së Parisit dhe rreth 35,000 personel sigurie do të vendosen gjatë Lojërave Olimpike veror, të cilat zhvillohen nga 26 korriku deri më 11 gusht. Kryeqyteti francez Parisi ka qenë shpesh herë cak i sulmeve dhe për Lojërat Olimpike pritet të jetë një siguri jashtëzakonisht e madhe.