
CAS refuzon ankesën e Federatës së Futbollit të Rumanisë kundër UEFA-s
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) e ka refuzuar ankesën e Federatës Rumune të Futbollit. Rumunët kishin bërë ankesë në Lozanë për gjobën që e kishin marrë prej 128 mijë eurosh për veprimet e tifozëve në ndeshjen e ndërprerë në Bukuresht në nëntor të vitit të kaluar mes Rumanisë dhe Kosovës, të cilën më pas rumunët e fituan në tavolinë, 3:0.
Mediumi rumun “Sport” raporton se Federata Rumune e ka pranuar sot vendimin e CAS-it.
“Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka refuzuar ankesën e Federatës Rumune të Futbollit kundër UEFA-s, duke konsideruar se sanksionet e vendosura ndaj FRF-së në lidhje me ndeshjen kundër Kosovës në Ligën e Kombeve nuk janë joproporcionale. Komisioni vendosi që shkeljet e rregullave nga tifozët rumunë ishin të rënda dhe se sanksionet e marra ishin në përputhje me rregulloret Disiplinor të UEFA-s, jo disproporcionale.”
Në CAS ndaj vendimeve të UEFA-s është ankuar edhe Federata e Futbollit të Kosovës.