Çellsi do të paguajë plot 75 mln euro për “Mesinjon” nga Brazili
Çellsi vazhdon të gjuajë për talentet e rinj brazilian dhe lojtari i ardhshëm që do të nënshkruajë me “Blutë” duhet të jetë Estevao Uillian, një anësor me këmbë të majtë nga Palmeiras, i cili është vetëm 16 vjeç. Klubi londinez, raporton Sport, synon të paguajë klauzolën e sulmuesit, e cila arrin në 60 milionë euro. Anglezëve iu dha drita jeshile, pasi Paris Sen Zhermeni u tërhoq nga negociatat, siç kishte bërë më parë Barcelona. Operacioni, mes çmimit dhe komisioneve, mund të arrijë në 75 milionë euro.
Luis Kampos kishte udhëtuar dy herë në Sao Paulo në muajt e fundit me synimin për të mbyllur marrëveshjen për lojtarin, i cili megjithatë nuk do të mund të mbërrijë në Evropë para korrikut 2025, kur do të jetë në moshë.
Ardhja e mundshme e “Messinjos” (siç therritet djali) në kryeqytet do të ishte e katërta në total nga Brazili në vitin e fundit për Çellsin. Në janar 2023, Andrej Santos nga Vasko da Gama u nënshkrua me 12.5 milionë euro, ndërsa në verë radha e dy lojtarëve të Santos, anësori i majtë Ánhelo Gabriel (për 15 milionë euro) dhe Deivid Uashington, sulmuesi i paguar 16 milionë euro.