Çellsi gati të paguajë 50 mln euro për futbollistin që luan në Ligën e Dytë!
Skuadra e Çellsit ka befasuar të gjithë me transferimet e bëra në dy vitet e fundit, kur janë paguar shumë të mëdha të parave për lojtarë ende të padëshmuar.
Duket se një gjë e tillë do të vazhdoj në klubin londinez, pasi edhe këtë verë Çellsit po bënë transferime të shumta. Lojtari i radhës që pritet të transferohet në “Stemford Brixh” është holandezi Krysençio Samerville që aktivizohet në Ligën e Dytë (Championship) me Lids Junajted.
Mediat angleze kanë raportuar se londinezët janë pranë ta mbyllin marrëveshjen me Lidsin për shumën e 50 milionë eurove. 22-vjeçari ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm, derisa në 49 ndeshje zyrtare ka shënuar 21 gola dhe ka asistuar në 10 të tjerë. Në garë për lojtarin janë edhe dy top klubet tjera angleze si Liverpull dhe Njukasëll, ndërkohë ai kërkohet edhe nga Paris Sen Zhermeni.
Gjithsesi Çellsi është skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit të majtë holandez.