Çellsi interesohet për shërbimet e portierit të Borusia Dortmundit
Skuadra e Çellsit nuk po mundet të bëhet rehat me portier dhe tashmë është interesuar për shërbimet e Gregor Kobel. “Bild.de” raporton se Kobel mund të jetë portieri më i ri i Çellsit gjatë afatit të verës.
27-vjeçari është pjesë e Dortmundit dhe ka kontratë deri në vitin 2028. Por, një ofertë e majme për të, mund ta bëjë Dortmundin ta pranojë ofertën e Bluve të Londrës. Kobel llogaritet si një prej portierëve më të mirë në botë momentalisht.
Në Bundesliga gjatë këtij sezoni, në 12 ndeshje sa ka luajtur, ka pranuar 17 gola dhe tri herë e ka mbajtur portën e paprekur.Vlera e tij në sajtin e njohur “transfermarkt” është plotë 40 milionë euro./Indeksonline/