Çellsi kërkon yllin argjentinas, nis bisedimet me Mançester Junajtid
Çellsi ka bërë një tentativë për të transferuar sulmuesin e Mançester Junajtid, Alehandro Garnaço këtë muaj, me të ardhmen e argjentinasit në “Old Trafford” gjithnjë e më të pasigurt.
Garnaço dukej se kishte humbur vendin e titullarit nën drejtimin e trajnerit Ruben Amorim, por ishte titullar në fitoret e “Djajve” ndaj Arsenalit dhe Sauthemptonit javën e kaluar. Megjithatë, sipas “The Athletic”, Blutë tani kanë zhvilluar bisedime paraprake për 20-vjeçarin teksa po peshojnë mundësinë për ta transferuar këtë muaj. Ai ka qenë subjekt i një oferte prej 40 milionë paundësh nga Napoli, por kjo thuhet se u refuzua, ndërsa klube të tjera në Evropë do të ishin gjithashtu të interesuara.
Ai u diplomua në akademinë e famshme të të rinjve të Junajtid pasi u transferua nga Atletiko e Madridit dhe ka bërë 117 paraqitje për klubin, duke shënuar 23 gola. Çelsi ka mbajtur negociata edhe për talentin e Borusias së Dortmundit, Xhemi Gitens, ndërsa po kërkon të forcojë opsionet e Enco Marescës nga krahët.