Çellsi pas fitores ndaj Kristall Pallasit, vendos rekord të ri në historikun e vet
Çellsi ka bërë historinë pas fitores me rezultat 3-1 ndaj Kristall Pallasit, duke vendosur një rekord për herë të parë pas 118 viteve. Kristall Pallas kaloi në epërsi falë golit të Xheferson Lerma, mirëpo skuadra londineze u rikthye në pjesën e dytë për të përmbysur rezultatin.
Dy gola të Konor Gallager dhe një nga Enzo Fernandez bën që Çellsi të rikthehet me stil për të marrë fitoren e dytë rresht në të gjitha garat, pas asaj ndaj Aston Villës në mesjavë në kuadër të FA Kupës.
Por përtej asaj, kjo fitore solli edhe një rekord për Çellsin pasi ata tani kanë dalur fitimtar ndaj Kristal Pallasit, në 13 ndeshje rradhazi. Kjo është hera e parë në historinë e klubit që ata e kanë arritur këtë numër të fitoreve rradhazi ndaj të njëjtit ekip.
Sfida ndaj Çellsit ishte e 200-ta për trajnerin legjendar Roj Hoxhson, por mund të jetë e fundit pas serisë së dobët të rezultateve. Kjo ishte humbja e tretë në katër ndeshjet e fundit për Kristal Pllasin, të cilët pësuan humbje nga Arsenali dhe Brajtoni së fundmi.