
Çellsi përgatit dhuratën e parë për trajneri e ri
Çellsi përgatit dhuratën e parë për Enzo Maresk. Blutë e Londrës vendosën t’i besojnë stolin trajnerit italian, teksa në pritje të prezantimit zyrtar të tij, kanë nisur nga puna edhe për të plotësuar organikën.
Kështu media britanike bën me dije se londinezët kanë arritur marrëveshjen me mbrojtësin Tosin Adarabiojo, të cilit i ka skaduar kontrata me Fulhamin dhe mund të transferohet në “Stamford Bridge” me parametra zero.
Mbrojtësi 27-vjeçar është rritur në akademinë e Man. Siti-t dhe është pjesë e Fulham që prej vitit 2020, teksa ka dhuruar paraqitje mjaft të mira, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve në Premier Ligë.
Megjithatë drejtuesit e Çellsi-t janë treguar më të shpejtë dhe e kanë bindur mbrojtësin të spostohet vetëm pak metra brenda Londrës, për të vijuar karrierën në skuadrën që do të drejtohet nga Enzo Mareska