Çellsi siguron talentin e Sportingut, vlera e 17 vjeçarit është 30 mln euro!
Skuadra e Çellsit po punon shumë për të ardhmen dhe tashmë ka siguruar një lojtar të jashtëzakonshëm. Bëhet fjalë për Geovany Quenda, i cili ka arritur marrëveshje me Blutë e Londrës dhe pritet t’i bashkohet atyre gjatë vitit 2026.
Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se Çellsi ka arritur akordin me Sportingun e Lisbonës për lojtarin 17-vjeçar që luan te ekipi i parë i klubit portugez 17-vjeçari gjatë këtij sezoni në elitën e futbollit portugez ka zhvilluar 25 ndeshje, ka shënuar një gol dhe ka bërë pesë asiste.
Shifra e këtij transferimi nuk dihet, por lojtari në këtë moshë ka vlerën momentale deri në 30 milionë euro. /Indeksonline/