Çezena me komunikatë zyrtare për gjendjen e Kristian Shpendit
Kristian Shpendi ka qenë i pafat, teksa ka lënë ndeshjen e Serisë B, Çezena-Kozenca, pa u mbushur 30 minuta lojë. Gjatë një dueli ajror, sulmuesi i cili aktualisht është golashënuesi më i mirë i kampionatit me 10 gola të shënuar, ra keq dhe dëmtoi kaviljen e majtë. Kristiani u detyrua të largohej nga fusha i përlotur, mes duartrokitjeve të tifozëve. Ndërkohë pas ndeshjes klubi i Çezenës lëshoi komunikatën zyrtare për gjendjen e sulmuesit shqiptar.
“Çesena Fc njofton se testet instrumentale të kryera nga Kristian Shpendi në fund të ndeshjes kundër Kozencës përjashtuan praninë e thyerjeve të kockave në kyçin e këmbës së majtë. Në ditët në vijim sulmuesi do t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme për të përcaktuar shkallën e saktë të dëmtimit dhe kohën e rikuperimit”.
Ligamentet e kyçit të këmbës së majtë do të duhet të vlerësohen me MRI: Shpresohet që Shpendi të mungojë për dy javë dhe kësisoj të humbasë duelin ndaj Atalantës në Kupën e Italisë si dhe Juve Stabia dhe Kremonese në kampionat.