Çfarë ndodhi dje në Kuvend? Përgjigjet deputeti Rijad Shaqiri
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit, Rijad Shaqiri, në emisionin “Debat në Shenja”, duke folur për përplasjen verbale me ministrin e Transportit, Aleksandar Nikollovski, tha se tentativa e Nikollovskit ka qenë të luan rolin e një kosmopliti, gjoja se është shumë i shqetësuar për mikun e tij, Ilir Metën.
MARKETING

Ai tha se më pas u përmend edhe çështja e Gjokës dhe parkingu, të cilën sipas tij, edhe Mickoski por edhe të tjerë dëshirojnë ta prezantojnë në opinion se bëhet fjalë për gjoja një mega skandal ku Taravari, sipas tij ka ndru anën e Qeverisë.
“Për hirë të realitetit, për hir të informimit më të drejtë të qytetarëve, realiteti është krejt ndryshe. Sepse Taravari, në projektin në falë, apo projeksioni i dokumentacionit i projektit i cili ka qenë në fazë e realizimit të atij tenderi, dmth e ka ndërprerë në fazën fillestare në kuadër të ministrisë së Shëndetësisë. Këtu nuk ka qenë problemi se ka patur ndonjë aferë korruptive, këtu ka qenë situata se është bërë fjalë për firmë shqiptare dhe firma shqiptare nuk guxon të hyjë, aplikon për të marrë në koncesion atë parking”, deklaroi Shaqiri.
Ai tha se ata vazhdimisht kanë bërë thirrje publike që të hetohet rasti në fjalë, duke shtuar se Taravari është i qasshëm dhe në dispozicion të organve, pro se deri tani nuk është hapur asnjë hetim por vetëm fjalë.
Shaqiri mes tjerash tha se në Kuvend, i është drejtuar me fjalë Nikollovskit, duke e quajtur atë njeriun më të korruptuar në shtet, njeriu i cili ka devijuar trasen e korridori 8.