Çfarë ndodhi?! Justin Bieber “trondit” me postimin: Jam ndjerë i pavlerë…
Fansat janë tejet të shqetësuar për gjendjen emocionale të këngëtarit me famë botërore Justin Bieber. Përpos ndryshimit drastik në pamje, ai ka ndarë një story në Instagram që ka ngjallur shqetësim tek të gjithë.
“Njerëzit më kanë thënë gjithë jetën “wow Justin, ti e meriton këtë” dhe personalisht jam ndjerë gjithnjë i pavlerë. Sikur isha një mashtrues, sikur sa herë njerëzit më thonin se meritoja diçka, më dukej vetja si i pabesë, sikur “ah dreqin, ta dinin ata se çfarë kam në tru”. Sikur ta dinin sa gjykues jam, sa egoist jam…Nuk do i thoshin ato fjalë. Ua them këtë të gjithëve ju, nëse ndihesh mashtrues, mirëserdhe në grup”, ishte mesazhi i tij për rreth 250 milionë ndjekës.
Në reagimet masive ndaj këtij postimi, thuhet rëndom se “Justin ka humbur lidhjen me realitetin dhe po vepron si një adoleshent”.
Ka aludime edhe se ai ka varësi ndaj lëndëve narkotike ose të tjera pretendime se martesa e tij me modelen Hailey Bieber nuk është aspak siç duket.
Mediat e huaja shkruajnë po ashtu se “kohët e fundit, ylli i muzikës i ka dhënë fund disa miqësive të ngushta dhe ka ndërprerë shumë kontakte pune”.
“Duket 40 vjeç, ka nevojë për ndihmë. Diçka po e gërryen!”, shprehen fansat në rrjetet sociale.
Parashikimi i motit
Moti në Maqedoni sot do të jetë kryesisht me diell me vranësira të lehta deri në mesatare, ndërsa në orët
Mexhiti takon ish-këshilltarin e administratës Trump, diskutohet bashkëpunimi
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, zhvilloi një takim me Christos Marafatsos, i cili gjatë administratës së parë të
Ngjarje e rëndë në Tetovë: 19-vjeçarja bie nga
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tetovë, ku një vajzë ka rënë nga kati i katërt