Çfarë ndodhi? Partnerja e Ronaldos prishet me motrën
Partnerja e Cristiano Ronaldo-s, Georgina Rodriguez, e ka bllokuar motrën e saj në Instagram mes raportimeve për një prishje totale të marrëdhënies së tyre.
Georgina dhe Ivana Rodriguez duket se janë përfshirë në një konflikt familjar, pas veprimeve të tyre në rrjetet sociale që tregojnë për probleme mes tyre. Motrat nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram, e kanë bllokuar njëra tjetrën dhe kanë fshirë çdo foto ku janë së bashku, sipas Mundo Deportivo.
