AA
Bahri Cani
Gjermaninë e presin reforma të mëdha këtë vjeshtë – kështu tha në Bundestag këtë të mërkurë, (17.09.) Kancelari Friedrich Merz. Ai e paraqiti veten si Kancelar-reformist dhe po përpiqet të përgatisë gjermanët për reforma të mëdha në muajt e ardhshëm.
“Vendi ynë ndodhet para vendimeve të rëndësishme këtë vjeshtë”, tha Merz. Sipas tij “është e rëndësishme, të marrim rrugën e duhur në këtë moment historik”.
Kjo ka të bëjë, sipas Merzit, “me të ardhmen e vendit – si jetojmë, si jetojmë me njëri-tjetrin, si punojmë, si bëjmë biznes”, ka të bëjë me “vlrat tona”. Ndërsa vendimet e ardhshme nuk kanë të bëjnë me detaje, por me çështje shumë themelore.
Merz tha se po kërcënohet liria, se qytetarët po ndiejnë në rritje të pasigurisë, modeli u deritanishëm ekonomik gjerman është nën presion nga “një proteksionizëm i ri i drejtuar kundër tregtisë së lirë dhe tregjeve të hapura”.
Mertz tha se do të ketë reforma të thella në sistemin e pensioneve, në sistemet sociale, ndarja në politikë të brendshme dhe të jashtme është e vjetëruar…
Merz tha se lufta në Ukrainë duhet të përfundojë. Por nuk pritet të përfundojë shpejt dhe nuk duhet të përfundojë me cënimin e sovranitetit politik dhe integritetit territorial të Ukrainës.
Ndryshe Putini “do të kërkonte objektivin e tij të radhës – Putini ka kohë që po teston kufijtë”.
“Putini saboton, spiunon, vret, përpiqet të krijojë pasiguri”, tha ai, e këtë dëshmojnë rastet në Poloni, Rumani, Estoni…
Merz zu kritikua nga partitë në opozitë. Alice Weidel e AfD tha se Merzi po shkel premtimet dhe “po nxitë luftë” në Ukrainë. Ndryshe nga herat e tjera, Merz nuk i hyri debatit me Weidel fare.
Kritika pati edhe nga të Gjelbrit dhe e Majta, por fakt është: Merz ka paralajmëruar ndryshime të mëdha në vjeshtë. Sa do t’i realizojë, mbetet të shihet.
Policia Financiare ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Shkup kundër disa ish dhe zyrtarëve aktualë të Odës së
Maqedonia ka rënë me tre vende, nga vendi i 42-të në të 45-tin, në indeksin e fundit të lirisë së
Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë kërkuar hetim të menjëhershëm ndaj Burim Latifi, Drejtor i Përgjithshëm i MEPSO-s dhe kushëri