
Cicipas eliminon Sinerin dhe kalon në finale të Monte Karlos
Stefanos Cicipas është finalisti i parë I turneut në Monte Karlo. Në gjysmëfinale , Cicipas mundi Janik Sinnerin me rezultatit 2-1 në sete, ose 6-4, 3-6 dhe 6-4.
Cicipas e nisi me këmbën e mbarë këtë gjysmëfinale, duke marrë setin e parë, teksa në setin e dytë ishte Sinner ai që triumfoi, duke bërë që gjithçka të vendosej në setin final.
Megjithatë siç ndodh shpesh në tenis, mjaftojnë disa gabime për të mbyllur një ndeshje, siç ndodhi në fillimin e setit të tretë, ku Cicipas mori menjëherë avantazhin dhe në fund triumfoi 6-4.
25-vjeçari grek ia doli të fitoi bindshëm ndaj Sinerit, duke siguruar finalen e Monte Karlo-s, ku do të përballet me njëri nga dyshja Gjokovic-Rud, të cilët diskutojnë finalistin tjetër.