
Cilët janë 21 pikat e marvshjes që Donald Trump prezantonpër ti dhënë fund luftës në Gaza
Uashington, 29 shtator 2025 – Presidenti amerikan Donald J. Trump, së bashku me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, prezantoi në Shtëpinë e Bardhë një marrëveshje të gjerë për t’i dhënë fund luftës në Gaza, për lirimin e pengjeve dhe për rindërtimin e rajonit. Marrëveshja, e cila përmban 21 pika kryesore, synon një armëpushim të menjëhershëm, siguri afatgjatë dhe një të ardhme ekonomike më të mirë për popullin palestinez.
Trump tha se marrëveshja është “shumë pranë përfundimit” dhe falënderoi Netanyahun për bashkëpunimin, ndërsa theksoi se “rreziku kryesor që duhet eliminuar është Hamas”.
Pikat kryesore të marrëveshjes
-
Armëpushim i menjëhershëm – sapo të ketë marrëveshje, vijat e frontit “ngrinë” dhe ndalen të gjitha bombardimet ajrore e artilerie.
-
Lirimi i pengjeve – brenda 72 orëve nga pranimi publik i Izraelit, të gjithë pengjet, të gjallë dhe të vdekur, do të kthehen.
-
Lirim i të burgosurve palestinezë – Izraeli do të lirojë 250 të dënuar me burgim të përjetshëm dhe 1.700 persona të ndaluar pas 7 tetorit 2023, përfshirë gra e fëmijë.
-
Demilitarizimi i Gazës – shkatërrimi i të gjithë infrastrukturës ushtarake dhe terroriste; Hamas nuk do të ketë asnjë rol në qeverisje.
-
Qeverisje tranzitore – Gaza do të administrohet përkohësisht nga një komitet teknokratik palestinez, nën mbikëqyrjen e një trupi ndërkombëtar “Bordi i Paqes” i kryesuar nga Trump.
-
Zhvillimi ekonomik – një marrëveshje e madhe investimesh dhe rindërtimi, përfshirë zonë ekonomike speciale me tarifa të favorshme dhe qasje tregtare ndërkombëtare.
-
Rihapja e Rafah-ut – hyrja dhe dalja nga Gaza do të rregullohet me mekanizma ndërkombëtarë neutralë.
-
Ndihmë humanitare e menjëhershme – ujë, energji elektrike, shëndetësi, bukëpjekësi, rrugë e infrastrukturë do të rindërtohen.
-
Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit (ISF) – trupa ndërkombëtare do të hyjnë për siguri dhe trajnim të forcave policore palestineze, me mbështetje nga Jordania dhe Egjipti.
-
Tërheqje e kontrolluar e IDF-së – Ushtria izraelite do të largohet gradualisht nga Gaza, duke mbajtur vetëm një perimetër sigurie derisa të garantohet paqja.
-
Garanci rajonale – shtetet arabe do të angazhohen të sigurojnë që Gaza e re të mos paraqesë kërcënim.
-
Dialog ndërfetar dhe paqe – përpjekje për ndryshim narrativash dhe promovim të tolerancës midis izraelitëve dhe palestinezëve.
-
Perspektivë për shtetësinë palestineze – kur reforma e Autoritetit Palestinez të përfundojë dhe Gaza të stabilizohet, mund të hapet rruga për vetëvendosje dhe shtetësi.