
Çka i tha Stefano Pioli yllit portugez para se ta largojë atë nga terreni?
Al Nassr arriti fitore të madhe në javën e 20-të në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite ndaj Al Ahli me shifrat 2:3. Kristiano Ronaldo luajti deri në minutën e 76-të, pasi u zëvendësua nga Al Fatil.
Kamerat kanë kapur momentin, kur trajneri Stefano Pioli i tregon Ronaldos se do ta largojë nga loja.
“Kemi lëndime në mbrojtje. Jam duke të të larguar ty për të futur në lojë më shumë mbrojtës dhe mesfushorë”, thotë Pioli
Kurse Ronaldo tha: “Hajde, s’ka problem!”
Me këtë fitore, Al Nassr futet në garë seriozisht për titullin kampion. Tani është pesë pikë larg (44) pozitës së parë, Al Ittihad (49)./Indeksonline/