Çka po ndodh në VLEN? Drejtori i Alternativës punëson kuadro të BDI-së! Për çka bëhet fjalë!?
Në VLEN, siç duket, punët nuk po shkojnë sipas planit. Drejtorë të Alternativës po punësojnë kuadro të BDI-së, apo persona që kanë vepruar drejtpërdrejt kundër VLEN-it.
Siç mëson portali SHPREHJA, drejtori i Teatrit Shqiptar në Shkup ka punësuar një kuadër të BDI-së.
Mësohet se drejtori Ismet Ramadani, kuadër i Alternativës brenda VLEN-it, e ka punësuar Laura Zhutan, e cila është sistemuar në sektorin e marketingut në Teatrin Shqiptar.
Ky veprim ka shkaktuar tensione brenda anëtarëve dhe simpatizantëve të VLEN-it në strukturat e rrethit të Shkupit./Shprehja.com