
Çudit aktori i njohur Steven Seagal: Jam gati të vdes për Putin
AA
Steven Seagal sapo ka vërtetuar edhe njëherë dashurinë e tij të madhe për liderin rus, Vladimir Putin.
Aktori 72-vjeçar amerikan, i cili prej vitit 2016 është shtetas rus, sapo ka prezantuar dokumentarin e tij më të fundit i titulluar “Në emër të drejtësisë” dhe e bëri me shumë bujë.
Ylli i filmave aksion mes të tjerave flet dhe për luftën mes Rusisë dhe Ukrainën, ku shprehet se është i gatshëm të japë jetën për presidentin rus, Vladimir Putin.
Steven Seagal u transferua në Rusi disa kohë më parë, shkruan A2. Aktori ka shkëputur të gjitha marrëdhëniet me SHBA-në, ku ndër të tjera do të duhej të paguajë gjoba të rënda për shkelje financiare dhe tatimore dhe ku rrezikon edhe ndjekjen penale për akuzat e dhunës seksuale.
Vitet e fundit ai është kthyer në një “megafon” të vërtetë për Kremlinin. Me propagandën pro Moskës ai fitoi rolin e “Përfaqësuesit Special” për kulturorën.
Në dokumentarin “Në emër të drejtësisë”, aktori vizitoi gjithashtu territoret e pushtuara nga forcat e armatosura ruse dhe madje arriti në qytetin e Mariupolit.
Seagal gjithashtu i shkroi një letër Putinit, siç tregohet në një klip: “Tani do të shohim kush janë bashkatdhetarët tanë dhe miqtë tanë dhe cilët janë armiqtë tanë. Unë do të jem gjithmonë në anën e presidentit tim dhe do të luftoj përkrah tij. Unë jam gati të vdes nëse është e nevojshme”.
Dështon edhe tentimi i 24-të për konstituimin e
Kuvendi i Kosovës ka dështuar për herë të 24-të për t’u konstituuar. Me 53 vota për Albulena Haxhiu s’ka kaluar
Bërvenica i qëndron besnike Taravarit, e gjithë kryesia
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka zhvilluar një takim me anëtarët e degës së partisë në Bërvenicë, e
Bekë Berisha tregon shumën e plotë se sa
Kuvendi i Kosovës ka dështuar për herë të 24-të për t’u konstituuar. Por, deputet tashmë kanë marrë pagat e tyre.