
Dafina Zeqiri konfirmon se së shpejti do të martohet, zbulon artistin që do t’i këndojë në dasmë
AA
Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite ka vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta.
Duket se këtë sezon veror Dafina ka ‘hequr dorë’ nga këngët ritmike dhe po publikon vetëm projekte që i dedikohen dashurisë.
Më në fund, Dafina Zeqiri ka vendosur ta kurorëzojë dashurinë në martesë me të dashurin e saj, Kreshnikun.
Ka qenë vet Dafina, ajo që e ka ndarë këtë lajm kaq të bukur me ndjekësit e saj tek emisioni “Radar” me Edita Dolin në Radio Dukagjini.
Kur dhe ku do të organizohet, Dafina nuk shpalosi detaje por se kush do të jetë njëri nga artistët që do të përkujdeset për atmosferën festive.
“Afrim Muçiqi do të jetë njëri nga artistët që do të performojë”, ka thënë Dafina Zeqiri.
Por jo vetëm, Dafina ka thënë se do të ketë edhe artistë të tjerë gjatë kësaj nate magjike.
Shkëndija shkruan historinë, siguron Ligën e Konferencës, kalon
Shkëndija e Tetovës ka shkruar një histori të re në garat europiane dhe për futbollin në Maqedoninë e Veriut. Skuadra
Më shumë se një kandidat – Valbon Limani
Në një realitet ku premtimet politike shpesh mbesin vetëm në letër, Valbon Limani hyn në garën për zgjedhjet lokale të
Si u kthye kazerma “Ilinden” në qendër universitare
Një histori transformimi që nisi në pranverën e vitit 2018, me iniciativën e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, dhe u