Dafina Zeqiri reagon për vdekjen e poetit Agim Doçi, thotë se ai i realizoi këngën e parë në shqip
AA
Ditën e sotme (e hënë) ka ndërruar jetë poeti i njohur shqiptar, Agim Doçi.
Ai vdiq në moshën 76-vjeçare pas disa problemeve shëndetësore që kishte.
Artisti, i mijëra teksteve dhe këngëve shqiptare, ka bashkëpunuar me emra të njohur.
Një reagim për vdekjen e tij në rrjete sociale e ka bërë edhe këngëtarja Dafina Zeqiri.
Ajo zbulon se këngën e saj të parë në shqip ia ka punuar Doçi, e cila titullohet “Harrimi i dashurisë”.
“U prehsh në paqe. Tekstin, këngën time të parë shqipe “Harrimi i dashurisë”. E punuar nga ti, do të mbetet gjithmonë një nga projektet e mia favorite”, ka shkruar ajo.
Doçi thuhet se u paraqit mëngjesin e 22 qershorit në Shërbimin e Neurologjisë në QSUT dhe u shtrua menjëherë në reanimacionin e këtij shërbimi, pasi pësoi hemorragji cerebrale.
Aksion i koordinuar për pastrimin e hapësirave publike
Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, drejtorët e ndërmarrjeve publike, punëtorët sezonalë, zjarrfikësit
Blerim Bexheti: Gashi njejtë si Kostadinovski, SMS-të po
Deputeti i Frontit Europian, Blerim Bexheti, ka reaguar lidhur lidhur me porosinë që sot kanë pranuar nga Kuvendi i RMV-së,
Miteva: Koçani ishte leksion i vështirë dhe alarm
Anëtarja e Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së dhe zëdhënëse e Qeverisë, Marija Miteva, sonte theksoi se aksidenti në Koçan është një