Daliç: Maqedonia është përzgjedhje ideale për miqësoren e muajit qershor
Trajneri kroat, Zlatko Daliç, vlerësoi shumë përfaqësuesen e Maqedonisë dhe është dakord se është një përzgjedhje ideale për Kroacinë, në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Evropian. Miqësorja në mes Maqedonisë dhe Kroacisë do të zhvillohet më 3 qershor, në Rijekë.
“Maqedonia është një kundërshtar i shkëlqyer për atë fazë të parë të përgatitjeve për Kampionatin Evropian. Është një kombëtare që këtë vit luajti baras me Italinë dhe Anglinë, gjë që tregon se na pret një provë e vërtetë nga e cila do të kuptojmë se ku jemi dhe çfarë duhet të punojmë ende para paraqitjes në Gjermani. Duke pasur parasysh përgatitjet në Rijekë, ne kemi dashur të luajmë në Rujevicë për të shmangur një udhëtim shtesë, kështu që kjo kontratë përmbush gjithçka që kemi dashur nga ajo ndeshje e parë në qershor”, tha trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç.