
Dalim pamjet e reja, Belingamin e pret një ndëshkim i rëndë
Pamje të një tjetër ofendimi tjetër të Jude Bellingham drejtuar gjyqtarit Jose Munuera Montero janë zbuluar.
Mesfushori anglez u përjashtua me karton të kuq në barazimin 1-1 të Real Madridit ndaj Osasunë, për fjalorin që përdori ndaj gjyqtarit të ndeshjes. Videot e publikuara nga televizionet spanjolle duket se shfaqin ish-lojtarin e Borussia Dortmund duke iu drejtuar gjyqtarit me fjalët ‘po flas me ty me respekt’, por pastaj ai kthen kokën dhe thotë ‘shporru’.
Ani pse ai e pranoi që ka përdorur një shprehje jo të duhur, Bellingham insistoi se ai kurrë nuk e ka sharë gjyqtarin. Por, kjo nuk ishte hera e parë këtë sezon që Bellingham i drejtohet me fjalor të tillë gjyqtarit Montero, pasi këtë e kishte bërë edhe në fitoren ndaj Espanyolit me rezultat 4-1 në ‘Santiago Bernabeu’.
Bellingham ishte ndëshkuar me karton të verdhë në atë ndeshje në videon e cila po qarkullon në rrjetet sociale, duket se ai e ka quajtur Monteron ‘një copë m*ti’.
Në rast se vërtetohet se Bellingham i ka thënë ato fjalë ndaj gjyqtarit, atëherë ai pritet të marrë dënimin maksimal. Sipas raportimeve nga Spanja, ekziston rreziku që anglezi të dënohet me 4 deri në 12 ndeshje moslojë.