Dalin pamje nga shpërthimi në Prishtinë, raportohet se cak i sulmit ishte reperi Noga
Një shpërthim ka ndodhur sot në rrugën “Zekirja Cana” në Prishtinë. Shpërthimi që sipas dyshimeve të para erdhi si pasojë e një granate dore ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit, kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës për gazetën online Reporteri.
Për pasojë disa vetura u dëmtuan, ndërsa dëme në njerëz nuk ka pasur.
Siç raporton Klan Kosova, cak i sulmit ishte reperi Agon Abdullahu, i njohur si Noga.

