Dalin pamjet nga vendi ku humbi jetën paragllajdisti në Istog
Një person në fshatin Sine të Istogut është vetlënduar sot, pasi ka manovruar me paragllajd në oborrin e shtëpisë së tij. Ndërkaq, pas më pak se një ore, raportohet që i njëjti ka vdekur pas plagëve të rënda që mori.
Policia gjatë ditës bëri të ditur se viktima është ventlënduar derisa po manovronte me pargllajd në oborrin e shtëpisë së tij.
“Diku rreth orës 10:48 policia është njoftuar se në fshatin Sine të Istogut është vetlënduar një person, derisa ka manovruar me paragllajd në oborrin e shtëpisë së vet”, bënë të ditur nga Policia e Kosovës.
Tashmë janë publikuar edhe pamje nga oborri ku ra viktima e këtij incidenti.
