
Dalja e parë publike e Princit pas përplasjes me Elian, qytetarët shohin të habitur
Princ Leka ka bërë daljen e tij të parë publike pas përplasjes së dhunshme me bashkëshorten Elia Zaharia, me të cilën është në proces divorci, dhe babain e saj, Gjergj Zaharia, në Oborrin Mbretëror.
Princ Leka për festën e Sulltan Nevruzit, ka qenë në selinë e shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Gjatë kësaj vizite Leka është takuar dhe me Kryegjyshin botëror të bektashinjve, Edmond Brahimin (Baba Mondi).

Ka qenë vetë Princ Leka që ka ndarë foto nga ky takim, por ajo që bie në sy në foto e publikuar janë qytetarët përreth që të gjithë shohin të habitur Lekën, kjo për shkak të skandalit të Oborrit Mbretëror.

Kujtojmë që në fillim të marsit Princ Leka Zogu depozitoi kallëzim në Policinë e Tiranës ku pretendonte se është dhunuar nga vjehrri i tij, Gjergj Zaharia dhe Elia Zaharia. Të njëjtën gjë bëri edhe Elia, e cila denoncoi në Polici ish-partnerin e saj duke e akuzuar se ka ushtruar dhunë ndaj babait të saj, Gjergj Zaharia dhe vetë asaj.
Princi pretendon se ndaj tij është ushtruar dhunë dhe për këtë u paraqit në Komisariatin e Policisë Numër 1. Pas dhunës së pretenduar nga Princ Leka, ai nuk nguroi të filmonte skenën e turpshme, madje pamjet filmike i dorëzoi me dorën e tij në polici.
Neësbomb.al soli më herët një pjesë të procesverbalit të mbajtur nga oficeri i policisë gjyqësore, ku Leka Zogu tregoi se si ka ndodhur ngjarja. Ndër të tjera, ai bëri me dije se kishte shkuar për të takuar vajzën e tij 3-vjeçare. Por, në oborr ka konstatuar një dollap të nxjerrë pa lejen e tij.
Për këtë ka kërkuar nga administratori i pallatit mbretëror që ta shoqëronte për të takuar vajzën, por dhe për të marrë shpjegime për ndryshimet e orendive shtëpiake në shtëpinë e tij.
“Unë fillimisht jam takuar me shefin e administratës së oborrit, shtetasin S. M., të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap që ishte boshatisur në kundërshtim me marrëveshjen.
Më pas i kam kërkuar atij të më shoqëronte deri te vajza ime e vogël, e cila ka qenë në shoqërinë e gjyshit të saj, babait të ish bashkëshortes, shtetasit Gjergj Zaharia. Në këto momente, unë e kam përqafuar vajzën dhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjalë fyese dhe kërcënuese”, ka thënë fillimisht Leka Zogu.
Më tej ka treguar detajet e dhunës së ushtruar teksa shprehet: “Reagimi im në këtë situatë ka qenë duke i kërkuar Gjergj Zaharisë që të mos shprehej ashtu në sytë e vajzës sime, duke më ofenduar dhe kërcënuar. I kam kërkuar të largohet nga dhoma ku unë po qëndroja me vajzën”, tha Princi.
Ndërsa, nga ana tjetër Elia Zaharia tha se çështja me Princ Lekën, me të cilin është në proces divorci, është tepër e vështirë, si për të dhe familjen e saj. Ajo përshkroi momentet kur gjeti Princin në shtëpi teksa po përpiqej të dhunonte babain e saj 73-vjeçar.